Në verë u larguan disa titullarë, si ndryshoi situata në klubin e Tiranës

Fakt është që Erjon Hoxhallari ishte afrimi i fundit i Tiranës, në këtë merkato vere, edhe pse Obanori do të ikë.Ish-kapiteni u rikthye kështu te bardheblutë pas aventurës në elitën e futbollit rumun te skuadra e UTA Arad. Me rikthimin e Hoxhallarit, Tirana blindoi repartin difensiv. Pas Selmanit, Dokës, Micit, Jonuzit, Latifit dhe Kainës, afrimi i Hoxhallarit ishte i 7-ti në merkaton bardheblu.

Skuadrës këtë verë iu larguan shumë lojtarë, duke filluar nga Toshevski, Bekaj, Aleksi, Behiratçe, Gjumsi, Iseni, Berisha apo të tjerë. Deri tani Tirana nuk ka shitur asnjë lojtar, ndërsa në janar 2023 Tirana ia doli që të shiste disa futbollistë, duke arkëtuar 1.5 milionë euro.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×