Mjegulla ‘pushton’ disa qytete në vend, ja akset ku drejtuesit e mjeteve apelohen për kujdes të shtuar

Mjegulla ‘pushton’ disa qytete në vend, ja akset ku drejtuesit

Mjegull e dendur në aksin Ura e Çerenecit – Maqellarë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Segmenti i rrugës së Arbrit nga Ura e Çerenecit në Maqellarë është përfshirë nga një mjegull e dendur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Që prej orëve të para të mëngjesit qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirë pasi drejtuesit e mjeteve janë përballur me fushëpamje të kufizuar. Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes pasi mund të bëhen burim aksidentesh.

Ndërkohë po ashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë edhe në aksin Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë.

Për shkak të mjegullës, ka vështirësi qarkullimi. Mjegulla ka rënë prej mbrëmjes së djeshme duke pushtuar edhe të gjithë qytetin.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×