Përplasen tre makina në Pogradec! Gjashtë persona përfundojnë në spital, ja si është gjendja e tyre

Përplasen tre makina në Pogradec! Gjashtë persona

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht.

Automjetet e përfshira në aksident janë shkatërruar nga përplasja, ndërsa gjashtë persona kanë përfunduar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.

Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×