Presidenca e BE dhe PE arrijnë marrëveshjen, miratohet Plani i Rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor, 6 miliardë euro për rajonin

Presidenca e BE dhe Parlamenti Europian kanë miratuar sot një marrëveshje për Planin e Rritjes së BE-së prej 6 miliardë € për Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato u shpreh se kjo paketë është një nxitje e madhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Më shumë mundësi të reja për qytetarët shqiptarë dhe ata të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit.

Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola shkroi në platformën X se zgjerimi është mjeti më i fortë gjeopolitik i BE –së dhe investimi prej 6 miliardë eurosh në rajonin e Ballkanit Perëndimor do ta ndihmojë këtë rajon që të jetë gati me tregun e përbashkët përpara anëtarësimit.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor u prezantua nga KE në 8 nëntor të vitit të shkuar dhe Shqipëria pritet të përfitojë nga ky plan rreth 1 miliardë euro financime.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×