Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uron besimtarët për Pashkët ortodokse: Shembulli më i lartë i përkushtimit! Krishti u ringjall për të gjithë ne

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Ajo shkruan se rrugëtimi i Krishtit është më i larti shembull i përkushtimit.

“Rrugëtimi i Krishtit është më i larti shembull i përkushtimit. Në natën e acartë të dimrit, Jezusi lindi për të gjithë ne. Në botën e trazuar ku jetoi, u shërbeu me përdëllim të gjithëve. Nga vuajtjet e shkaktuara prej zemërimit, urrejtjes dhe lëndimeve, u kryqëzua për të gjithë ne. “Me vdekje vdekjen shkeli” dhe prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne. Gëzuar Pashkën ortodokse!”-shkruan në urimin e saj znj. Nikolla.

Arena e Lajmit

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uron besimtarët për Pashkët ortodokse: Shembulli më i lartë i përkushtimit! Krishti u ringjall për të gjithë ne

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook