“Ç’keni ju me mua, ç’keni”, një këngë për çdo gëzim”; vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti dhe Gentian Selfo vijnë me një super bashkëpunim

Kënga më e re e cila pritet të jetë pjesë e gëzimeve të mbarë shqiptarëve kudo ndodhen, është bashkëpunimi i Gentian Selfos me vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, “Ç’keni ju me mua ç’keni”.

Pak orë para se “Gëzuar me ju” të niste këtë të diel pashke, kënga është lançuar në YouTube, ndërkohë që gjatë programit artistët zbuluan se si erdhi ky bashkëpunim.

Gentian Selfo tregoi se babai i tij ja kishte lënë amanet, që ai të realizonte një këngë me vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Priftin, të cilët theksuan se kjo është kënga e tyre e dytë me motive popullore pas bashkëpunimit që patën me Ylli Bakën.

Gentian Selfo tregoi se kjo këngë është shkruar nga i ndjeri Petrit Llano 12 vjet më parë, ndërkohë që shtoi se me të kishin një lidhje të ngushtë familjare. Ai kujtoi se kur i tregoi idenë që ai kishte për këngën dhe i kërkoi t’i realizonte tekstin, Llanos ju deshën vetëm dy ditë për të realizuar këtë xhevahir (sikurse këngëtari e cilëson).

Orkestracioni i “Ç’keni ju me mua, ç’keni” i është besuar Vani Rushitit. Për herë të parë në një studio televizive, kjo këngë u transmetua në “Gëzuar me ju”, ndërkohë që këngëtarët zgjodhën që një pjesë të këngës së re ta këndojnë edhe live.

Videoklipi i “Ç’keni ju me mua, ç’keni” është xhiruar në Gjirokastër. Artistët folën në program dhe për vështirësitë që hasin gjatë realizmit të këngës, teksa zbuluan se për të realizuar një këngë duhen minimumi 7-8 mijë euro.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Ç’keni ju me mua, ç’keni”, një këngë për çdo gëzim”; vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti dhe Gentian Selfo vijnë me një super bashkëpunim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook