Dita e Dëshmorëve të Kombit, Vasili publikon pamjet: Varrezat janë në gjendje të mjerueshme

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur ditën e sotme se varrezat e dëshmorëve në Tiranë ndodhen në gjendje të mjerueshme.

Në ditën e dëshmorëve, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Vasili ka publikuar disa pamje të varrezave teksa shkruan se qeveria nuk vë dorë në simbolin e martirëve të rënë për atdheun.

Reagimi i plotë:

Varrezat e deshmoreve Tirane ne mjerim, perballe Memorialit te Adem Jasharit, qe ndrin!
(Foto qe flasin vete).
Eshte vertet nje deshperim i thelle te shohesh se ne cfare gjendje jane Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane.
Shihni Memorialin e Adem Jasharit ne Kosove cfare nderimi, bukurie dhe respekti.
Ky krahasim i thjeshte tregon se cfare ben nje qeveri, qe respekton vepren e te reneve per atdhe ne Kosove dhe cfare ben qeveria ne Tirane me dramen e Varrezave te Deshmoreve te Kombit.
Ndersa sot ne 5 maj zhvillohen homazhet e merituara per deshmoret, qe sakrifikuan jeten per Atdheun, pamja e varrezave eshte ne kontrast te dhimbshem me lartesine e vepres se tyre.
Te lena krejt pas dore, me pllaka te thyera, ne zymtesine e njollave te errta ne veshjet murale, me infrastrukturen e 50 viteve me pare kur ajo u ndertua, ato jane prova e indiferences dhe mungeses ekstreme te respektit per martiret nga ana e qeverise.
Eshte e paimagjinueshme qe kjo qeveri, qe shperdoron e grabit miliarda euro nuk vë dorë fare mbi kete vend simbol te martireve te rene per atdhe.
Keta qeveritare, qe hedhin nga nje cope te kuqe mbi pllakat e thyera e te shkrrmoqura nga koha, qe bejne sikur gjoja nderojne kujtimin e te reneve ne 5 maj, pasi kthejne krahet lene pas kete mjerim, qe dhëmb kaq shume.

Arena e Lajmit

Dita e Dëshmorëve të Kombit, Vasili publikon pamjet: Varrezat janë në gjendje të mjerueshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook