Ten Hag pas disfatës së thellë: Ndeshje “Jo”, gabime të mëdha, nuk duhet të ndodhë më te United

Trajneri i Manchester United, Ten Hag u shfaq i zhgënjyer, pas humbjes 4-0 ndaj Crystal Palace.

“Ishte një ndeshje në të cilën nuk ishim në nivelin e duhur. U bënë gabime të mëdha, lojtarët nuk zbatuan planin dhe rregullat që ne kemi si skuadër. Kishte edhe gabime individuale, por ne duhej të mbulonim njëri-tjetrin në fushë dhe nuk e pashë këtë. Zhgënjyem njëri-tjetrin dhe morëm humbjen më të rëndë.

Unë do të vazhdoj të luftoj. E përgatita skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme, në fund të ditës më duhet të punoj me organikën që kam në dispozicion. Pësuam gola të lehtë dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Kisha dhënë udhëzime të sakta se si duhej të mbronim, nuk i pashë të zbatoheshim në fushë dhe përfunduam me një humbje turpëruese”, u shpreh ten Hag.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ten Hag pas disfatës së thellë: Ndeshje “Jo”, gabime të mëdha, nuk duhet të ndodhë më te United

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook