UEFA Nations League/ Biletat për ndeshjet e Kombëtares, tashmë edhe fizikisht pranë “Air Albania”

Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare në “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë më 26 shtator dhe San Marinos më 6 tetor, tashmë mund të blihen edhe fizikisht pranë pikës së shitjes në stadiumin “Air Albania”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se, përveç shitjes ONLINE në platformën ebileta.al, nga dita e sotme tifozët mund të blejnë biletat edhe pranë pikës fizike të shitjes në stadium.

Kjo mundësi u vjen në ndihmë të gjithë tifozëve që preferojnë ta kryejnë procesin e blerjes fizikisht, ndërsa shitja online vijon të jetë aktive në platformën zyrtare.

Biletaria fizike do të jetë e hapur çdo ditë, në fashat orare 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00

FSHF fton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares që të sigurojnë biletën dhe të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në nisjen e rrugëtimit të ri në UEFA Nations League.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×