VIDEO/ Tedi Blushi: Tiranën e përmbyt korrupsioni, jo shiu

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga përmbytja e rrugëve të kryeqytetit, pas reshjeve të pasdites së sotme, shkruan se Tiranën e përmbyti korrupsioni, jo shiu.

Blushi shprehet se taksat e qytetarëve i ka marrë lumi që po vërshon rrugëve dhe Bashkisë i ka hyrë uji me kohë.

“I vetmi që lundron mbi para është Erion Veliaj. Edhe ju vjedh edhe ju përmbyt!”, shkruan Blushi.

Postimi nga Tedi Blushi

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën! ⛵️🏄♂️

Taksat e qytetarëve i ka marrë lumi që po vërshon rrugëve dhe Bashkisë i ka hyrë uji me kohë. 🏊

I vetmi që lundron mbi para është Erion Veliaj. Edhe ju vjedh edhe ju përmbyt! 🚣

Me 330 milion euro buxhet vjetor nuk shpenzon një qindarkë për të zhbllokuar kanalizimet. Ndërsa tek inceneratori që nuk ekziston i ka hapur pusetat dhe vetëm hedh miliona euro pa fund, që realisht përfundojnë vetëm në xhepin e tij, si pronar faktik! 💰

Tiranën e përmbyt korrupsioni, jo shiu!

Arena e Lajmit

VIDEO/ Tedi Blushi: Tiranën e përmbyt korrupsioni, jo shiu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook