Molotovi i hedhur nga protestuesit e opozitës bie te gazetarët, momente paniku para Bashkisë së Tiranës (VIDEO)

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, e nënta radhazi, u shoqërua me momente tensioni. Mbështetësit e Rithemelimit hodhën bomba molotov drejt godinës së Bashkisë.

Një prej shisheve molotov goditi fillimisht një shtyllë dhe u kthye duke rënë te gazetarët.

 

Hedhja e bombës molotov tek gazetarët ka shkaktuar momente paniku. Vetëm reagimi i shpejtë i tyre ka bërë që të shpëtojnë pa u dëmtuar. Ndërsa policia ka ndërhyrë duke shuar zjarrin menjëherë.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi SPAK arrestoi ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës për korrupsion me tenderat.

()

Arena e Lajmit

Molotovi i hedhur nga protestuesit e opozitës bie te gazetarët, momente paniku para Bashkisë së Tiranës (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook