“Jeni bandë hajdutësh votash”, Vasili: Shqipëria narko-shtet, pse kjo nuk është shpifje

Deputeti Petrit Vasili, në fjalën e tij në parlament tha se qeveria është një bandë hajdutësh.

Vasili theksoi se që politika është e lidhur me krimin, dhe se këtë e kanë treguar një sërë operacionesh policore dhe nuk e thotë vetëm opozita.

Petrit Vasili: Shqipëria narko shtet, kjo nuk është shpifje. Rama e takoi edhe McGonigalin dhe ai u dënua në SHBA. Një person që pastronte paratë e drogës të Sinaloas hynte e dilte nga Kryeministria. Shpifje janë këto? A është fakt që ka pasur drejtues policie, sipas asaj drejtësie “të re” që kemi, të cilët janë përzier me narko-trafikun?

Familjarë deputetësh, ish-deputetë janë përzier me drogë. Ku është shpifja këtu? Ne dëgjuam sesi vidhej vota, ku është shpifja? Jeni bandë hajdutësh votash. Metamorfoza e tregoi këtë gjë që politika është përzier me krimin. Shqipëria është bërë Kolumbia e Europës. Ka dallim madje, sepse atje ministra e funksionarë kanë dhënë jetën, janë përballur me drogën. Atje janë përballur, këtu i shërbejnë trafikut të lëndëve narkotike.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Jeni bandë hajdutësh votash”, Vasili: Shqipëria narko-shtet, pse kjo nuk është shpifje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook