EMRI/ Kërkohej në Gjermani për drogë, ushtari shqiptar arrestohet në Greqi

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas një urdhri europian arresti të lëshuar nga autoritetet gjermane. Hristos Xheka nga Thumana e Krujës, kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Spartë, për shkak të shtetësisë greke pasi rezulton i lindur në Janinë dhe banues në Athinë.

Me një urdhër europian arresti në dorë, efektivë të policisë së Spartës në bashkëpunim me ata të Githios, e kanë ndaluar sapo ka dalë nga reparti ushtarak. Ai rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane prej 8 majit të këtij viti për “shitje të lëndëve narkotike në kuadër të organizatës kriminale”.

Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari kriminale prej mesit të tetorit 2023 deri në 2 mars 2024 në Dortmund dhe vende të tjera të Gjermanisë.

()

Arena e Lajmit

EMRI/ Kërkohej në Gjermani për drogë, ushtari shqiptar arrestohet në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook