Eurosport, apel të mëdhenjve: Mos nënvlerësoni Shqipërinë, kujdes nga Broja

Media prestigjoze ndërkombëtare “Eurosport”, i ka dhënë një hapësirë të veçantë në analizën që i bënë skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2024, edhe kombëtares tonë kuq e zi. Sipas Eurosport, Shqipëria vërtet ndodhet në një grup shumë të vështirë, me skuadra shumë të mëdha si Spanja, Italia dhe Kroacia, por gjithsesi ajo nuk duhet nënvlerësuar nga kundërshtarët.

Ka shumë individualitete të spikatur si dhe një trajner të përgatitur dhe ambicioz. Shqipëria bëri mirë në Francë 2016, duke arritur edhe një fitore madje atë përballë Rumanisë dhe në këtë mënyrë kjo eksperiencë mund t’i ndihmojë ata në këtë evropian.

Asnjë nga të tre skuadrat e tjera nuk do ta ketë të lehtë të mundi kombëtaren e Sylvinhos, ndaj kalimi i grupit nuk mund të jetë i pamundur shkruan Eurosport në analizën që i bënë kombëtares tonë.

Eurosport Broja

Në fund Eurosport ndalet tek sulmuesi kryesor i kombëtares tonë, Armando Broja. Sipas tyre ai është “ylli” i kësaj skuadre, lojtar i cili megjithëse vjen pas një periudhe të gjatë jashtë fushës së blertë, pas disa dëmtimeve, duket se tani ka gjetur formën optimale. Kjo gjë u vu re edhe në miqësoret e zhvilluara, kur ndaj Lihtenshtejnit madje Broja realizoi edhe një gol.

“Di të luajë shumë mirë me të dyja këmbët, lëviz mirë në fushën e lojës dhe di të pasojë gjithashtu shumë mirë. Kujdes!”, e përfundon analizën e tij, prestigjiozja Eurosport.

Euro Sport 2

()

Arena e Lajmit

Eurosport, apel të mëdhenjve: Mos nënvlerësoni Shqipërinë, kujdes nga Broja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook