EMRI/ Sarandë, plagoset me thikë ish efektivi i policisë, u arrestua në 2021 për drogë (FOT)

Ish-efektivi i Komisariatit të Sarandës, Lavdosh Metaj, 41-vjec, i arrestuar në vitin 2021 për shpërndarje kokaine dhe i liruar 3 muaj më parë më parë për shkak të amnistisë, ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

41-vjecari me origjinë nga Mallakastra, dyshohet të jetë goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë. Metaj kishte parkuar automjetin brenda hotelit dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën.

  • foto galeri

Për këtë shkak është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me rojen e hotelit, çka ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Metaj është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën i parë. Policia është ndodhur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar me inicialet A. Sh.

Lavdosh Metaj, ka shërbyer për disa vite në Komisariatin e Policisë Sarandë në detyra të ndryshme. Në qershor 2021, teksa shërbente në repartin “Shqiponja”, u arrestua pas një operacioni të AMP. Ai u akuzua për shpërndarje kokaine në qytet, ndërkohë që procedimi fillestar kishte nisur edhe për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës drejt Greqisë. Nga kontrolloi AMP i zbuloi atij 166 gram kokainë e destinuar për shpërndarje në qytetin e Sarandës. Metaj u dënua nga Gjykata e Sarandës me 5.4 vite burg, por u lirua për shkak të amnistisë në prill të vitit 2024.

Arena e Lajmit

EMRI/ Sarandë, plagoset me thikë ish efektivi i policisë, u arrestua në 2021 për drogë (FOT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook