
Gjimshiti vendosi të qëndronte te Atalanta, pavarësisht ofertave nga Katari. Për këtë çështje, ka folur tekniku i bergamaskëve, Gasperini.
“Ai u lëkund dhe duhet mirëkuptuar, pasi është normale që në një botë superprofesioniste, dikush tundohet nga disa oferta të caktuara. Ajo që nuk duhet të ndodhë te ne është ajo që i ndodhi Napolit, që bën një sezon të jashtëzakonshëm dhe fiton titullin me 20 pikë avantazh ndaj të tjerëve e pastaj një vit më vonë nuk u kualifikua as në Evropë” – tha Gasperini.
(J.S/)
and then