“E godita me thikë disa herë në bark”/ Vrasja te “Petro Nini”, çfarë deklaroi autori në komisariat

Autori i vrasjes Toni Nake është marrë në pyetje nga grupi hetimor për të përcaktuar rrethanat e ngjarjen. Ai ka deklaruar se ndodhej i ulur në të njëjtin lokal me 49 vjeçarin Kreshnik Cara, por të ulur në tavolina të ndryshme.

Pas një debati të çastit dhe për motive të dobëta, ai ka pohuar se janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas ka shkuar në banesën e ka marë thikën duke e goditur disa herë në bark.

Viktima ishte në tavolinë me një tjetër person, mik i tij. Ndërsa autori, Toni Nake njohet si përdorues i lëndëve narkotike. Edhe në deklarimet e tij, sipas burimeve nuk ka qenë i qëndrueshëm, ndërsa ka pohuar se bullizohej shpesh.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×