Dosja ‘Partizani’, Berishës dhe Malltezit i komunikohet akuza të mërkurën

Ish-Kryeministrit Sali Berisha, njëherazi edhe kreu i PD-së, pritet ti komunikohet akuza nga SPAK ditën e mërkurë. Në të njëjtën ditë akuza pritet ti komunikohet edhe Jamarbër malltezit, dhëndrit të ish-Kryeministrit.

Gazetari Igli Çelmeta bën të ditur për Arena e Lajmit se SPAK është drejt mbylljes së hetimeve ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij.

Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Prej dhjteorit 2023, Berisha ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi më parë shpërfilli masën e detyrimit të paraqitjes. 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×