LIVE/ Sylvinho vlerëson Gjeorgjinë: Ekip i organizuar, nuk fokusohemi vetëm te Kvara

Shqipëria sfidon Gjeorgjinë të martën në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe që do mbahet në “Air Albania”. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp në prag të takimit, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Numri një i pankinës së Kombëtares foli për situatën e skuadrës, pas asaj fitorje historike ndaj Ukrainës.

“Unë mund të them se është grup i ekuilibruar. Çdo trajner e përgatit ndeshjen për ta fituar.

Rivali- Mendoj se do jetë një ndeshje shumë e bukur. Gjeorgjia është ekip i fortë. Dua të përfaqësojmë sa më mirë vendin tonë.

Përgjatë një ndeshje mund të bësh disa ndryshime. Ndaj Ukrainës ishim të vendosur mirë. Ndryshimet u bënë në momentin e duhur.

Formacioni-  Do të presim e të shohim gjendjen fizike të  lojtarëve. Ndoshta, nesër pas drekës do të kemi pamje të qartë.

Është bërë punë e mirë nga stafi. Gjeorgjia është ekip i organizuar, trajneri është detajist. Kanë bërë një Europian shumë të mirë.

Kvara-Ai është lojtar i madh, por Gjeorgjia ka edhe lojtarë të tjerë të mira. Kvara është lojtar klasi, është kënaqësi për ne të luajmë ndaj tyre.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×