Befason Maran, dërgon në tribunë tre lojtarë, mes tyre dhe dy debutues

Nga Finlanda, Rolando Maran vijon të “përziejë kartat”, këtë herë duke dërguar në tribunë 3 lojtarë të tjerë, më saktë dy të rinj, pasi Sabah Kerjota shijoi tribunë edhe në sfidën e fundit, atë kundër San Marinos.

I kushtëzuar nga numrat, Maran ishte i detyruar të dërgonte tri lojtarë në tribunë. Këtë herë tekniku italian ka “sakrifikuar” Samuele Sina, lojtar që ndaj San Marinos zbriti në fushë si titullarë.

Në tribunë përfundoi edhe Klevi Qefalija, me këtë të fundit që pasi debutoi kundër San Marinos tani e sheh veten jashtë planeve të Maran.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×