Një telefonatë e cila paralajmëronte për një bombë në rrugën “Ukraina e Lirë” alarmoi sot policinë e kryeqytetit.
Raportohet se pas verifikimeve të kryera nga autoritetet ka rezultuar se alarmi për bombë ka qenë fals.
Me përfundimin e kontrolleve në zonën ku ndodhet edhe ambasada e Ukrainës në vendin tonë, policia ka hequr shiritet dhe ka lejuar qarkullimin në zonë.