Mario Mitaj ka gjetur golin me Al Ittihad. Mbrojtësi shqiptar ka realizuar ndaj Al Qadisiya, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin arab.
Mitaj “tundi rrjetën” në minutën e 81-të, ndërsa përveç golit, ndihmoi ekipin në marrjen e 3 pikëve. Për 21-vjeçarin ky ishte goli i parë me fanellën e kësaj skuadre.
Ai ka besimin e plotë të trajnerit francez Blanc, i cili po i jep minuta të rëndësishme. Al Ittihad renditet në vendin e dytë.