“Në kohën e PD ministrat ndalohej të merreshin me prokurime e koncesione”, Berisha: Sot ‘lubiBalluku’ ndan rrugën 13 km në 14 kontrata

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka denoncuar menaxhimin e kontratave dhe koncesioneve duke e krahasuar situatën me periudhën kur ai ishte në pushtet. Berisha theksoi se ministrat e qeverisë së tij kishin një ligj të qartë që i ndalonte të merreshin drejtpërdrejt me prokurime dhe koncesione.

“Nuk ishte lejuar që ministrat të merreshin me prokurime dhe koncesione. Kishte një ligj të qartë që e ndalonte këtë,” – tha Berisha.

Ai e cilësoi si të papranueshme praktikat aktuale të shpërndarjes së kontratave dhe koncesioneve, duke bërë një krahasim me mënyrën se si po veprohet tani nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Nuk ndahej rruga 13 km në 14 kontrata siç bën lubiBalluku sot” – shtoi Berisha, duke aluduar për praktikën e ndarjes së projekteve të mëdha në kontrata më të vogla për të mundësuar fitime të përqendruara.

Berisha theksoi se mbrojtja e interesit të shqiptarëve dhe e transparencës është prioriteti i tij dhe se ai do të vazhdojë të mbrojë të vërtetën në çdo rrethanë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×