Nisi në Greqi, por u përhap në territorin shqiptar/ Vatër zjarri në Leskovik, zjarrfikësit drejt vendngjarjes

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Leskovikut në kufirin me Greqinë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se zjarri është konstatuar në vendin e quajtur piramida 17.

Sipas informacioneve zjarri ka nisur në territorin grek dhe është përhapur në pjesën shqiptare duke përfshirë rreth 200 m.

Drejt vendngjarjes forcat e zjarrfikës së Kolonjës, forca policore dhe ato kufitare si dhe ato të palës greke të cilat do të ndërhyjnë për fikjen e zjarrit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×