Shijak/ Arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vite burg për abuzim seksual me të mitur (Emri)

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një të mituri.

Në kuadër të kontrolleve të shënjestruara mbi bazën e inteligjencës policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Shijakut lokalizuan dhe arrestuan në fshatin Sallmone 32-vjeçarin Fatjon Hoxha, banues në Shijak.

Hoxha ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e kishte dënuar me 10 vite burg me vendim të datës 21 nëntor 2024, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore. Policia vijon punën për kapjen e personave të tjerë në kërkim dhe garantimin e rendit dhe sigurisë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×