Alimehmeti mbeti jashtë Kuvendit, Braimllari: Më vjen keq, është një figurë e rëndësishme, pavarësisht kahut politik

Endrit Braimllari, kandidat i PS në listën e hapur, që nuk arriti të futej në parlament, i ftuar në studion e News 24, komentoi edhe rezultatin e opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

Braimllari tha se e kishte paralajmëruar rezultatin, që kur ka qenë pjesë e Partisë së Lirisë, nëse partitë opozitare nuk ndryshojnë qasje. Ai shtoi se i vjen keq për Ilir Alimehmetin, që konkurroi për PD-në në zgjedhje dhe nuk fitoi dot mandatin.

Endrit Braimllari: Më vjen shumë keq për opozitën. Është për të ardhur keq që Ilir Alimehmeti është jashtë parlamentit, është figurë e rëndësishme, pavarësisht kahut politik ku ndodhet. Ai është një doktor i mirënjohur, me reputacion të mirë. Këtë situatë me opozitën e kam parashikuar që më 2013, kam thënë se nëse vijojnë njësoj do jenë aty ku janë sot. Nuk mund të thuash “do na vjedhin” në mënyrë të përsëritur, duke bërë njerëzit pesimistë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook