Detaje të reja nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier ku 2 të rinj u aksidentuan pasditen e së dielës, pas daljes nga rruga të motomjetit me të cilin udhëtonin.
Gazetari i News24 dhe Bw, Enrik Mehmeti raporton se viktima është Luan Llano 19 vjeç.
Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Nacionale Vlorë-Fier pranë një karburanti ku një motomjet tip Piagio me targa AK653 ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një shtyllë tjetër druri.