
Erandi ishte fermeri të cilit agai i dha Hajmalinë e fatit, ku ai mund të zgjidhte të shpallej si finalisti i dytë, ose të shpëtonte një mes Elinarës, Esterit dhe Yllit nga televotimi dhe të sfidohej me të për në finale. Erandi zgjodhi që të jetë finalisti i dytë, duke i lënë tre të tjerët në fatin e tyre.
Biseda;
Erandi: Siç shihet sot kemi një “Fulll Moon”, prandaj unë zgjedh të shpallem finalisti dhe t’i lë ata në fatin e hënës së plotë.
Luana: Elinara e prisje?
Elinara: Po e prisja.
Ylli: Unë prisja të zgjidhte Elinarën.
Ester: Edhe unë prisja të shpëtonte Elinarën.