Policia ka arrestuar shpejt autorin e dyshuar të vrasjes së Selim Velsulës, i cili u gjet i vdekur me plagë të marra në gjoks si pasojë e përdorimit të një mjeti prerës.
Autori është Hazbi Velsula, kushëriri i tij. Ende nuk dihen shkaku i këtij krimi, për më tepër që autori i dyshuar ka lidhje familjare me viktimën.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup pa jetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.
Viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili mendohet të jetë vrarë. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij dhe thikën me të cilën dyhsohet se është goditur viktima. Policia ka vërtetuar se bëhet fjalë për vrasje me mjet prerës dhe është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, të cilin ka arritur ta prangosë në zonën e Alliasit në Tiranë.
()