Tiranë, Policia Bashkiake: 253 denoncime për shkelje në rrugë vetëm në një javë

Policia Bashkiake e Tiranës ka njoftuar një rritje të ndjeshme të bashkëpunimit me qytetarët që prej aktivizimit të linjës së dedikuar në WhatsApp (+355 68 950 0030), për denoncimin e shkeljeve në qarkullimin rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 253 denoncime, të cilat janë kategorizuar si më poshtë:

-94 raste të parkimeve të gabuara,

-78 ankesa për zënien e vendeve të parkimit të rezervuara për subjekte private,

-49 ankesa nga shërbimi taksi për bllokimin e vendeve të tyre,

-2 raste të zënies së hapësirave të rezervuara për persona me aftësi të kufizuara.

Në 30 prej rasteve, drejtuesit e mjeteve i larguan vetë automjetet pas raportimit, pa qenë e nevojshme ndërhyrja e Policisë Bashkiake. Për pjesën tjetër, strukturat e rendit urban kanë ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat administrative sipas Kodit Rrugor.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×