Zyrtare, Tirana humbet pjesët, ikën kapiteni

Florjan Përgjoni ka ndarë rrugët me Tiranën. Ka qenë vetë lojtari që ka bërë të ditur gjithçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

27-vjeçari, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, luajti 24 ndeshje në kampionat në sezonin e fundit.

Postimi:

Pas katër sezonesh të jashtëzakonshëm me fanellën bardh e blu, ka ardhur momenti të mbyll një kapitull shumë të rëndësishëm të karrierës time. Që kur u bëra pjesë e këtij klubi, kam jetuar çdo moment me përulësi dhe me pasion të pastër; ndjeva peshën e brezave, historinë, legjendat e këtij klubi.

Faleminderit që më keni bërë të ndiej se nuk po luaj vetëm për një skuadër, por për një qytet. Dua të falënderoj Klubin e Futbollit Tirana. Dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi. Stafin teknik për mbështetjen dhe për punën e palodhur. Trajnerët me të cilët kam pasur fatin te punoj gjatë këtyre viteve.

Presidencën dhe drejtuesit e klubit për mundësinë dhe besimin e vazhdueshëm. Dhe mbi të gjitha, një falënderim nga zemra shkon për tifozët bardh e blu për çdo suport dhe duartrokitje. Zemra e këtij klubi! Kjo përvojë më ka rritur si futbollist dhe si njeri. Ta përfaqësoja këtë klub si kapiten këtë sezon ka qenë një nder dhe përgjegjësi që do ta mbaj përherë me krenari.

Faleminderit për çdo emocion që më keni dhuruar.KF Tirana do të mbetet përgjithmonë pjesë e imja Nuk them lamtumirë, them thjesht: “Mirë u pafshim” ! Me shumë mirënjohje dhe respekt, Florian Pergjoni”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×