Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në platformën “X” lidhur me lirimin e liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski, i cili ishte arrestuar dhe mbajtur në burg për vite me radhë.
“Lajm i shkëlqyer! Lideri i opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski, është tani i lirë pas viteve të burgosjes së padrejtë. E lumtur për mikeshën tonë të dashur @Tsihanouskaya dhe familjen e saj! Uroj që kjo të frymëzojë të gjithë ata që luftojnë për liri dhe të shënojë një hap shprese për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi!”, shkruan Spiropali.
Lirimi i Tsikhanouskit është pritur me reagime të shumta në nivel ndërkombëtar, ndërsa vlerësohet si një zhvillim pozitiv për të drejtat e njeriut në një prej vendeve më të mbyllura të Evropës.