Sampdoria ka fituar në tavolinë 3-0 ndeshjen e “Play Out” ndaj Salernitanës.
Ky vendim erdhi pasi tifozët e Salernitanës shkaktuan kaos, duke hedhur flakadanë dhe stola në fushë, me sfidën që më pas u ndërpre.
Incidenti në ndeshjen e kthimit që vlente qëndrimin në Serie B, erdhi pasi Sampdoria kishte kaluar në avantazh 2-0 në Salerno, duke bërë kështu që rezultati i përgjithshëm të shkonte 4-0 në total.
Gjithashtu, u vendos që Salernitana të luajë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi pa tifozë.
Në krahun tjetër, festë e madhe te Sampdoria, një klub historik, i cili nuk ka rënë kurrë në Serie C në historinë e saj 79-vjeçare.