VIDEO/ Pamje të frikshme nga zjarri që ka përpirë landfillin e Elbasanit, zjarrfikësit të pamundur për shuarjen e kësaj vatre të madhe

Zjarri në landfillin e Elbasanit nuk është shuar, pavarësisht përpjekjeve për fikjen e tij. Gazetari i News24, Osman Stafa, tregon se është e pamundur ndërhyrja, pasi flakët janë të shumta.

Siç shikohet edhe nga pamjet që dërgon gazetari Stafa, situata është përkeqësuar, zjarrfikësit më shumë po mundohen që zjarri të mos përhapet në vatra të tjera, pasi do të rrezikonte shumë.

Prej disa orësh gjatë ditës së sotme zjarrfikësit po përballen me një situatë të rënduar nga zjarret në Elbasan. Në pak orë disa vatra zjarri përfshinë ullishten në pjesën veriperëndimore, pyllin me pisha në verilindje, një vatër pranë fshatit Samurr dhe së fundmi po përballen me një situatë të rëndë zjarri në landfill.

Të gjithë ekipet e zjarrfikëseve të Elbasanit së bashku me mjetet, zjarrfikëset nga i gjithë qarku, emergjencat civile dhe vullnetarë po luftojnë me flakët. Në pak minuta u vu nën kontroll zjarri në verilindje pranë fshatit Mengël, ndërsa helikopterët e ushtrisë vazhdojnë të punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit në ullishten pranë fshatit Balëz.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×