Tak-Fak në plazhin e Durrësit/ Nga Ura e Dajlanit te Mali i Robit vetëm 3 vendroje dhe 2 qendra shëndetësore, njëra pa ambulancë. Çmimet janë rritur…

Tak-Fak, pas Sarandës dhe Gjirokastrës, shkoi në qytetin e Durrësit, për të parë nga afër se si po ecën turizmi këtë verë, jo vetëm fluksi, por edhe çështje të tjera, që nga çmimet, kujdesi mjekësor, rojet e plazhit e shumë të tjera.

I gjithë itinerari i grupit të Tak-Fak me gazetarin Marsel Rupi nisi nga ura e Dajlanit te mali i Robit. Deri në vendin e ashtquajtur hekurudha janë konstatuar vetëm 3 vendroje për plazh.

Sipas të vetmit vrojtues plazhi që iu bë një intervistë e shkurtër, ngaqë bovat janë afër nuk ka nevojë për rojet e plazhit. Njerëzit thonë që nuk kemi parë vrojtues. Në plazhet publike nuk ka roje

Nga Ura e Dajlanit deri te Hekurudha kishte vetëm një Qendër Shëndetësore.  Qendra Shëndetësore e dytë ishte në malin e Robit, ku nuk kishte ambulancë për raste urgjente. Te Mali i Robit kishte ambulancë, por i çonin në spitalin e Durrësit.

Sa u takon çmimeve, pyetja për pushuesit ishte: A shkoni në restorant apo merrni bukë me vete? Shumë nga këta përgjigjeshin: Shkojmë në restorant, por marrim edhe me vete që të mos helmohemi. Çmimet janë rritur…

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×