Aktori Naun Shundi në gjendje të rëndë shëndetësore, Ministria e Kulturës dhe e Shëndetësisë mbulojnë shpenzimet e trajtimit mjekësor

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi po përballet me një betejë me shëndetin e tij. Sëmundja e ka detyruar që të lërë punën në teatrin Zonja e Bujtinës, i themeluar nga vetë ai.

Artisti u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare kanë detyruar familjarët që të kërkojnë ndihmë.

Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës kanë garantuar trajtimin mjekësor.

DEKLARATË PËR SHTYP

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaron opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi.

Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të plotë. Fillimisht u garantua gatishmëria për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u konstatua nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. Edhe në këtë fazë, Ministria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë të plotë.

Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×