Rikthehet Champions League, Juventus-Dortmund dhe Bayern-Chelsea “ndezin” mbrëmjen e parë

Këtë të martë në mbrëmje rifillon edhe faza e ligës së kompeticionit më madhështor për klube Uefa Champions League. Pas një sezoni spetakolar që u mbyll me kurorëzimin si kampion të PSG për herë të parë në histori, duket se këtë sezon priten surpriza të mëdha. Liverpool është skuadra favorite sipas bookmakers për fitoren finale. “The Reds” kanë shpenzuar pafund në këtë merkato, ndaj objektivi i skuadrës së Arne Slot duket se është mëse i qarë: të ngrejë lart trofeun me veshë të mëdhenj.

Menjëherë pas tyre janë Arsenal dhe kampionët në fuqi të PSG. “Topçinjtë” janë fuqizuar shumë këtë sezon, me afrimin e një prej sulmueseve më produktivë në qarkullim, suedezit Viktor Gyokeresh. Sfida e parë do të jetë vërtet e vështirë për skuadrën e Mikel Arteta që do të udhëtojë në Spanjë, për të sfiduar Athletic Bilbao.

Sfida më interesante e mbrëmjes duket se do të jetë ajo mes Juventus dhe Dortmund. Torinezët e kanë entuziasmin në qiellin e 7 pasi mundën në kampionat Interin, ndërsa edhe Dortmund vjen pas dy suksesesh radhazi në Bundesligë.

Tjetër përballje e madhe do të jetë ajo që do të luhet në Allianz Arena të Mynihut mes Bayern dhe Chelsea. Të dy skuadra kanë qenë pjesë e finales së 2012, aty ku në shtëpinë e bavarezëve, Chelsea ngrejti lart trofeun për herë të parë. Këtë sezon të dyja skuadrat vijnë me ambicie të mëdha, teksa kërkojnë të shkojnë deri në fund të rrugëtimit.

Interesante do të jetë për tu parë edhe sfida e Bernabeut mes Real Madrid dhe Marsejës, teksa mbretërorët do të luajnë sfidën e parë evropiane me teknikun Xabi Alonso në krye.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×