Egnatia, trajneri Tetova: Kartoni i kuq prishi ekuilibrat, humbje që dhemb

Edlir Tetova, trajneri i Egnatias, dha opinionin e tij pas humbjes 1-0 me Elbasanin.

“Mendoj kartoni i kuq ndikoi se e kishim përgatitur lojën shumë mirë, sa filluam pjesën e dytë i prishi ekulibrat. Nuk patëm as mbrojtës të djathtë se Fangaj e kishim me karton të kuq, tentuam të reagonim por pas sukses.

Kartoni i kuq i Haimes na prishi planet, ekuilibrat. Është shumë e çuditshme që nga nisja e aksionit, janë gjëra që ndodhin, i ka futbolli këto situata. Konstatimi është i drejtë e kisha përgatitur një linjë më poshtë pjesën e parë, se Elbasani ashtu luan.

Tentuam diçka me skemën me 10 lojtarë për të krijuar vertikalizim si te qendra majtas ashtu dhe djathtas. Mendoj u bë ai faulli, por do ta rishikoj, ndoshta ju e keni parë më mirë. Normalisht ti i ke parë ndeshjet e para që jemi me të kuqe është shumë e vështirë ti gjesh balancat”,

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×