Korçë/ U kapën me kokainë e kanabis gati për shitje, përfundojnë në pranga dy të rinjtë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia në bazë të informacioneve, ka arrestuar një 25 vjeçar me inicialet S.D. pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, të cilën e kishte të ndarë në doza. 25 vjeçari u kap në fshatin Zëmblak ndërsa dyshohet se sasinë e kokainës e kishte bërë gati për shitje.

Gjatë aksionit policor, u kap po ashtu edhe një mjet ku drejtuesit 20 vjeçar me iniciale A.T. iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis.

Në momentin e ndalimit nga policia, në mjet ka qenë edhe një shtetas tjetër i cili tentoi të largohej me vrap por u kap nga shërbimet e policisë. Lënda narkotike u gjet brenda mjetit të 20 vjeçarit, i cili po ashtu dyshohet se do të bënte shpërndarjen e drogës. 20 vjeçari ra në pranga ndërsa personi tjetër që ishte në makinë dhe tentoi të largohej, u procedua në gjendje të lirë.

Aksioni i mbrëmjes së djeshme u finalizua nga sektori i antidrogës në DVP Korçë, ndërsa mësohet se u kryen edhe kontrolle banesash dhe u bë sekuestrimi i lëndës narkotike të kapur në të dyja rastet si edhe telefona celularë. Hetimet vazhdojnë nga policia dhe prokuroria.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×