“PD duhet të organizonte protestë për Ballukun”, Aulon Kalaja kritik me opozitën: Duhet t’i ngrejmë njerëzit, nuk mbarojnë skandalet e qeverisë

Përfaqësuesi i PD, Aulon Kalaja, e ka cilësuar domosdoshmëri organizimin e protestës kundër qëndrimit në detyrë të zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK në akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Kalaja tha se PD është e vonuar pasi duhet të ngrejë njerëzit, pasi nuk ka ndodhur në asnjë vend në Evropën Perëndimore që skandalet po zënë njëra-tjetrën.

“PD duhet të kishte organizuar protesë për Ballukun. PD-së i duhet qartësi në këto momente, në Evropën perëndimore nuk ka ndodhur ndonjëherë që një skandal zë një tjetër.

Duhet ti ngremë njerëzit për zonjën Balluku. Kemi një zv/kryeministër në ekzil. Një që han kumbulla dhe kjo tjetra që ha dardha”, tha Kalaja.

Aulona Kalaja: PD duhet të kishte organizuar protesë për Ballukun. PD I duhet qartësi në këto momente, në Evropën perëndimore nuk ka ndodhur ndonjëherë që një skandal zë një tjetër.

Duhet ti ngremë njerëzit për zonjën Balluku. Kemi një zv/kryeministër në ekzil. Një që han kumbulla dhe kjo tjetra që ha dardha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×