Derbi i Milanos, parashikimi i Moreiros: Inter favorit, Di Marco lojtar kyç

Francesco Moreiro, aktualisht trajner i Flamurtarit, ka bërë parashikimin e tij për derbin e Milanos. Ish-lojtari i Interit, tregoi këndvështrimin e tij për sfidën e zikaltërve ndaj Interit, e programuar për këtë fundjavë.

“Do të jetë një ndeshje me ritëm shumë të lartë. Milani ka një skuadër për t’u respektuar, por shoh si favorit Interin, që për mua është superior në kompleks.

“Chivu po bën një punë shumë të mirë. Ka ide të një trajneri të madh, është treguar i zoti për t’i vendosur lojtarët në vendet e tyre. Më pëlqen kjo pjesë, sepse secili e di mirë se çfarë duhet të bëjë, si në lojën me top, ashtu edhe pa top. E admiroj presingun dhe agresivitetin, që lehtësojnë lojën vertikale.

Lojtari kyç për Interin? Vështirë të veçoj dikë, por nëse duhet të them një emër, ai është Dimarco”, – shtoi më tej trajneri Moriero.

Italiani ka treguar edhe pse vendosi të marrë drejtimin e Flamurtarin në futbollin shqiptar, një skuadër që mban vendin e parafundit. “Prej një muaji drejtoj Flamurtarin. Preferova të kthehem në Shqipëri, sepse më pëlqejnë sfidat”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×