
Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi në Instagram informacione dhe foto nga stërvitja e zhvilluar javën e kaluar nga Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA për Europën (SOCEUR).
Sipas njoftimit, njësi të Forcave Speciale amerikane mbërritën në Shqipëri gjatë natës me dy aeroplanë CV-22 Osprey, pjesë e komandës së operacioneve speciale ajrore. Operacioni u zhvillua me dukshmëri të ulët, në kushte të errësirës totale, me qëllim testimin e aftësive të reagimit të shpejtë të trupave në rast krizash të mundshme në rajon.
Ambasada Amerikane në Tiranë thekson se bashkëpunimi mes ushtrisë amerikane dhe asaj shqiptare mbetet një element kyç për sigurinë rajonale dhe forcimin e kapaciteteve të përbashkëta mbrojtëse.
“Nën errësirë dhe në koordinim me Aleatët tanë shqiptarë, Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA për Europën (SOCEUR) zhvilluan një stërvitje gatishmërie për vendosje emergjente në bazën ushtarake në Zall Herr javën e kaluar. Forcat e Operacioneve Speciale mbërritën me dy aeroplanë CV-22 Osprey, në një operacion me dukshmëri të ulët gjatë natës. Ushtrimi testoi aftësinë e njësisë për t’u vendosur me shpejtësi, duke siguruar që ata të jenë gati të përgjigjen shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj krizave ose operacioneve të mundshme në rajon. Ushtrimi gjithashtu forcoi ndërveprueshmërinë dhe përforcoi angazhimin tonë të përbashkët ndaj sigurisë dhe bashkëpunimit”, shkruan Ambnasada.
and then