
Pas më shumë se 3 orësh, situata është vënë nën kontroll pas në beteje të gjatë. Gazetari Osman Stafa tha në emisionin “Studio24” në News24, se sipas autoriteteve përjashtohet çdo mundësi e përhapjes së zjarrit. Megjithatë ende zjarrfikës janë duke punuar në zonë për të shuar çdo mundësi që zjarri të përhapet përsëri.
Zjarri ‘përpiu’ pallatin në Tiranë. Ekipet zjarrfikëse ndërhynë dhe arritën të evakuonin dy gra që ishin të bllokuara në momentin kur flakët u përhapën me shpejtësi. Ndërsa të paktë 11 persona janë transportuar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor për shkak të asfiksisë.
Ndërsa banorët kanë deklaruar për gazetarin Osman Stafa se sipas tyre shkak i përhapjes së shpejtë të zjarrit është kauçuku që mbështjell të gjithë sipërfaqen e jashtme.
“Një zjarri i tillë në këtë pallat ka ndodhur katër vite më parë. I njëjti kompleks, në pjesën e jashtme, i fashuar me këtë kauçuk është përfshirë në të njëjtin situatë.”, tha gazetari Stafa.
and then