Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Isuf Hasa, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, Xhemal Meta.

Sipas vendimit të gjykatës, Hasa është shpallur fajtor për krimin e rëndë, pasi ka vrarë Metën duke e goditur me çekiç.

Nga hetimet rezultoi se krimi ka ndodhur gjatë një akti vjedhjeje, i cili përfundoi me pasoja fatale për viktimën.

Gjykata e Apelit vendosi të japë dënimin maksimal, duke e konsideruar ngjarjen si një krim të rëndë me pasoja të rënda për jetën e njeriut.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×