
Në verë, në Torino pritet revolucion, kjo pasi drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” i premtuan trajnerit Spalletti në momentin e rinovimin të kontratës deri në 2028, se do të ndërhynin thuajse në çdo repart. Sigurisht, nuk parashikohen vetëm afrime, por fillimisht janë të detyruar të shesin. Së fundmi, në listën në dalje është përfshirë edhe talenti i Kosovës, Edon Zhegrova.
Sulmuesi dardan zbarkoi në verë në Torino, si një blerje e rëndësishme pasi kishte mbyllur një super sezon me Lille. Ndryshe nga se pritej, Zhegrova e pa veten shpejt në stol, pasi nuk arriti të shfrytëzojë edhe ato pak raste që iu krijuan. Emri i Zhegrovës po lakohet së fundmi fuqishëm në Turqi, pasi sipas mediave, për sulmuesin e Kosovës ka shfaqur interesim konkret ekipi i Beshiktash. Gjithnjë sipas mediave në Turqi, “shqiponjat” kanë kthyer vështrimin nga Zhegrova pasi në fund të këtij sezoni nga Stambolli do të largohet një tjetër kosovar, Milot Rashica.
Zhegrova ka një kontratë me Juventus deri në 2030, ndërsa i kushtoi arkës së klubit 15 milionë euro. Nuk është kundër kësaj ideje, për të ndryshuar ambient, sulmuesi dardan pasi me Spallettin në stol minutat për të kanë qenë me “pikatore”. Deri në këtë pikë të sezonit, Zhegrova është aktivizuar 447 minuta në total, zero gola zero asiste.
and then