
Një zjarr i madh ka përfshirë kompleksin e pallateve pranë farmacisë nr.10 në Tiranë.
Flakët janë përshkallëzuar duke djegur pothuajse gjithë fasadën e një prej pallateve të kompleksit nq zonën pranë QSUT-së.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Për shkak të përhapjes së flakëve, rrezikohet edhe një pallat ngjitur, duke shtuar rrezikun për të gjithë kompleksin e banimit.
Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
and then