VIDEO/ Mjeti doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, ja momenti kur përfshihet nga zjarri

Pamjet që shihni tregojnë mjetin në Devoll që u përfshi nga zjarri pasi më parë u aksidentua.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Hoçisht-Gracë”. Siç raportoi më herët policia, shtetasi me inicialet A. B., 22 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi në rrugën “Hoçisht-Gracë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga automjeti ka marrë flakë, ndërsa drejtuesi A. B., dhe dy pasagjerët në këtë automjet, kanë marrë lëndime të lehta, të cilët pasi morën ndihmë në spital, u larguan në banesa.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×