“Do forcojmë sistemin shëndetësor duke avancuar me reformat”, Sala takon Komisionerin Varhelyi në Bruksel: Mbetemi të fokusuar në rrugën europiane

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u takua këtë të mërkurë me Komisionerin Várhelyi në Bruksel, ku diskutuan mbi ecurinë e Shqipërisë dhe hapat e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, me fokus të veçantë tek Kapitulli 28 për shëndetin publik.

Sala u shpreh se Shqipëria është e angazhuar për të çuar përpara reformat kyçe dhe për të forcuar sistemin shëndetësor, duke u fokusuar te rruga e integrimit europian.

“Shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në këtë rrugëtim. Jemi të angazhuar për të çuar përpara reformat kyçe, për të forcuar sistemin shëndetësor dhe për t’u përafruar plotësisht me acquis të BE-së, ndërkohë që vijojmë pjesëmarrjen në #EU4Health si një hap konkret drejt integrimit.

Shqipëria mbetet e fokusuar dhe e vendosur për të ecur përpara në rrugën e saj europiane”, shprehet ministrja Sala.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×