
Ish-ministër i Jashtëm Arian Starova i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, analizoi situatën politike në vend.
Gjatë intervistës, Starova komentoi situatën në PD, PS, duke u ndalur edhe te partitë e reja. I ndalur te drejtësia, ai theksoi se pavarësisht kritikave, ka besim tek sistemi i ri dhe se ishte kjo drejtësi që bëri gati për arrest ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, duke shtuar: ‘po bëjnë gati edhe goditjen për kryeministrin. Ta shohim se çfarë do ndodhë’.
“Debati që bëhet sot, kam përshtypjen se nuk është nga e djathta…Thuhet duhet të ikë Berisha, apo Rama…Por kjo gjë nuk bëhet me urdhra. Së pari duhet thënë se problemi ynë është se nuk është si do ikë lideri, por kjo qeverisje me shumë probleme, ka konsoliduar shpërdorimin e zgjedhjeve, por edhe opozita nuk është aty ku duhet. Edhe pse bën protesta, por është në vesh të shurdhët”, tha ai.
Starova u shpreh se qeverisja e sotme ka ngritur një sistem patronazhimi që shpërdoron votën, ndërsa shtoi se korrupsioni në Shqipëri është në nivele të larta.
“Ky, qeverisja sot ka ngritur një sistem patronazhimi, apo shumë më tepër se kaq që shpërdoron votën. A mund të ndodhë që të ndjekim shembullin e Hungarisë? Nuk e di si mund të arrihet atje sepse kjo është edhe çështje niveli kulturor… Duhet thënë se unë manipulimin e zgjedhjeve e shoh si problem…Kemi parti shtet që bën çfarë të dojë me votën, disa i blen disa i trysnin, disa i frikëson. Mbrojtja e Ballukut në Parlament është skandaloze. Është shokuese edhe elita politike Brukselit është e shokuar. Por ja që ndodhi. Të gjithë duhet të ndjehemi fajtorë. Është e papranueshme, por sërish kam një shpresë te sistemi i drejtësisë, sepse ai e bëri gati për arrest Ballukun, ish-zv.kryeministren. Kam përshtypjen se po bëjnë gati edhe goditjen për kryeministrin. Ta shohim se çfarë do ndodhë. I gjithë ky korrupsion i madh në Shqipëri, është e pamundur që të mendohet se kryeministri është dorëjashtë”, tha ai.
and then