EMRAT/ 3 të arrestuar nga aksioni i SPAK kundër trafikut të kokainës. Fletëarrest lëshohet dhe për Mir Pepën, në pranga bie i vëllai dhe 2 anëtarë të grupit

SPAK ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të tjera.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar vetëm 3 anëtarë të grupit, Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola.

Mësohet se me vendim të GJKKO-së, janë lëshuar 11 masa sigurie, mes tyre edhe për një emër të njohur si Jetmir Pepa allias Marashi.

Për këtë të fundit ende nuk dihet nëse masa është ekzekutuar, pasi operacioni është ende në vijim. Masat janë lëshuar me kërkesë të prokurorit Alfred Shehu.

Jetmir Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv të organizuar ‘Cinco Cavalli’ në Parkun Olimpik të Tiranës.

Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 12 milionë euro pasuri të ndryshme.

Po ashtu, SPAK bën të ditur se ky grup kriminal ka trafikuar në disa episode rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Lulzim Pepaj

Florian Marku

Anton Kola



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×